11 Prill 2021

UBT certifikon edhe 23 kandidatë për ciceron

Prishtinë, 13 tetor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) e mbështetur nga  GTZ-ja  dhe  në bashkëpunim me Ministrin e Tregtisë dhe të Industrisë (MTI),  organizoi për herë të dytë në Kosovë trajnimin dhe certifikimin e personave për “Ciceronët Turistikë”.

Gjatë ndarjes së certifikatave rektori i UBT-së Edmond Hajrizi tha: ”Pas një punë të suksesshme, po e mbyllim një trajnim që  për herë të dytë  mbahet në Kosovë, pikërisht në UBT,  trajnimi për ciceronët turistik,  dhe ne si UBT  kemi  pas nderin  dhe kënaqësinë që ta implementojmë  një projekt të tillë”, tha Presidenti i UBT, E. Hajrizi,  i cili kandidatët e trajnuar për fushën në fjalë i vlerësoj me potencial të lartë për prezantim të vendit,  dhe shtoj se së shpejti do filloj edhe grupi i tretë.

Po ashtu gjatë ceremonisë në fjalë të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesi nga GTZ.

Ekrem Hyseni tha “Sot turizmin në  Kosovë ka kush ta  prezantoj qoftë për brenda qoftë për jashtë dhe me vjen mire që pas GTZ-së janë angazhuar edhe donatorë tjerë për projektin në fjalë,  dhe i përgëzoj të gjithë kandidatët  pjesëmarrës dhe ju uroj punë të suksesshme, duke shpresuar që parë të tjerëve ta prezantojnë vendin tonë sa më mirë”, Hyseni ceki se me trajnime për ciceron do vazhdojnë  ende.

Po ashtu gjatë ceremonisë i pranishëm ishte edhe Zek Qeku , përfaqësuesi nga KOTAS-i, i cili tha “Kam pas  mendime dhe dilema që në Kosovë nuk ka turizëm , nuk ka grupe turistikë,  nuk ka vizitor turistik dhe ju them sinqerisht që ka dhe ka me pas edhe në të ardhmen,  mirëpo fatkeqësia më madhe  në Kosovë mungonte  vetëdijesim  për sektorin e turizmit po edhe në anën tjetër problem që nuk ka pas guida profesionale të certifikuara,   dhe prej ditës së sotme Kosova ka 40 ciceron (gudia) të certifikuar për ta prezantuar sektorin e turizmit”, përfundoi Zek Qeku.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)