28 Mars 2024

UBT bashkëpunon me UNICEF-in

Prishtinë, 19 gusht - Universiteti për  Biznes dhe Teknologji (UBT),  nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me  Zyrën e UNICEF-it  në  Kosovë.  Marrëveshja në fjalë u nënshkruar dhe palët mysafire u pritën  në kabinetit  Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në UBT.

Më konkretisht marrëveshja parasheh  për të forcuar dhe aftësuar kapacitetet e rinisë së Kosovës për zhvillimin e zgjidhjeve të  problematikave aktuale si aftësimin e të rinjve për të iniciuar në biznese aktuale të nevojshme lokale për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt  në të gjitha fushat e jetës.

\"Shumica e të rinjve të Kosovës janë ballafaquar me sfidat  nga më të ndryshmet,  dhe ne si institucion e kemi parasysh që  sot na rrethon bota e teknologjisë më moderne dhe me mjet më të avancuara dhe  për këtë ne si prioriteti kemi që të angazhohen të rinjtë dhe tu lejojnë atyre  të shprehin talentin dhe  krijimtarinë e tyre  në mënyrë sa më konstruktive\",  tha zëvendësshefi i UNICEF-it , me zyre në Kosovë , Luciani Calestini.

Calestini tha se ne kemi filluar  bashkëpunimin  me UBT-në, institucion universitar  privat  në Kosovë, dhe ne jemi të kënaqur me organizimin dhe punën që  bëhet në këtë institucion si në zhvillimin e kërkimeve shkencore, me stafin akademik,  me studentët aktual dhe vazhdimisht në rritjen e tyre ndaj dhe ky numër i  studentëve të universitetit do të jetë në gjendje të fitojnë përvoja praktike dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në emër të një numri të institucioneve të Kosovës.

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i falënderoi mysafirët për kontributin e madh që Zyra e UNICEF-it  e  ka dhënë për shëndetin e nënave, fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë dhe në parim mbështeti  idenë  për bashkëpunim që u nënshkrua nga dyja palët.

Bashkëpunimi institucional do të administrohet bashkërisht nga dyja institucionet si Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Universitetin e UBT në Prishtinë dhe  me partnerët e tjerr të biznesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)