14 Korrik 2020

U publikua libri shkencorë “Sistemi ndërkombëtar i njësive”

Prishtinë,  23 maj - Doli nga shtypi libri shkencorë  “Ssistemi Ndërkombëtar i Njësive”, të autorit Prof.  Dr.Sc. Skender Skenderi dhe Prof.Besnik Skenderi, botuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji, UBT.   

Recensentët e librit në fjalë janë: Dr. Sc. Rashit Maliqi, prof, ordinar, Dr. Sc.  Sylë Tahirsyla, prof , ordinar, si dhe Mr.sc. Qerim Hamiti, prof. 

Më konkretisht ky libër i ofron lexuesit informacione burimore dhe të rëndësishme për tërë procesion e zhvillimit të sistemit ndërkombëtar  të njësive prej fillimit e deri tek zhvillimet e fundit.

Lidhur me këtë, botuesi i këtij  libri më saktësisht Presidenti i UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi tha se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet  e këtij sektori, shpresojmë që autori edhe në të ardhmen , si edhe deri më tani, do të vazhdoj të japë kontributin e tij duke dokumentuar dhe duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë.

Autori , Skender Skenderi,  është doktor i shkencave të fizikës, dhe ka një numër të madh të hulumtimeve dhe publikimeve shkencore,  deri më sot ka publikuar 6 tekste për shkolla fillore,  28 tekste për shkolla të mesme dhe  27 tekste universitare,  47 nga lamija e informatikës, 4 të ndryshme , gjithsej ka botuar 112  tekste shkencore. Po ashtu që të dy autorët e librit në fjalë janë  profesor të rregullt në Universitetin UBT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2020 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti "Dekada e sigurisë 2010-2019" si dhe do të bëhet edhe prezantimi i përgatitur nga Policia e Kosovës, të ashtuquajtur:" Gjendja e sigurisë në trafikun rrugor". (Ndërtesa e Ministrisë sē Infrastrukturës, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon konferencën online me temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” (zoom.us/j/93560389814, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

 - Mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023 me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjithë OJQ-të (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 15:00)

- Në prani të Ambasadorit Gjerman, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ, David Oberhuber do të nënshkruhet një partneritet publik-privat midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer me qëllimi zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve. (Tek Kolegji Heimerer, ora 15:00)

- Mbahet dëgjimi publik me Biznese të komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 16:00)

-  Demokraci për Zhvillim organizon  sallonin e radhës me temën “Ndikimi i pandemisë në punësimin e grave”. (Përmes platformës Google Meet, ora 17:00)

-  Ambasada e Francës permes rrjeteve sociale kremton Festën kombëtare franceze. (https://www.facebook.com/FranceauKosovo/,  ora 18:00)