12 Gusht 2020

U mbajt provimi pranues për studentë të rinj në UP

Prishtinë, 30 korrik - Në shumë Fakultete të Universitetit të Prishtinës, u mbajt provimi pranues për studentë të rinj. Studentë dhe drejtues të universitetit thonë se procesi u zhvillua mbarë. Nesër zhvillohet provimi pranues në Fakultetin e Mjekësisë dhe Ekonomisë.

Disa kandidatë të cilët iu nënshtrun provimit pranues në universitet, thanë se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

“Testi ka qenë shumë i lehtë, komisioni ishte shumë i mirë, parregullësi nuk ka pasur gjithcka ka qenë në rregull. Vetëm se kemi pas problem derisa i kemi caktuar sallat pork y ka qenë problem i yni”, tha një kandidat.

“Më i lehtë se që e kemi pritur, se kemi menduar se do të jetë më i vështirë. Unë kam konkurruar në Fakultetin Filologjik, dega e gjuhës shqipe , kemi pasur gjithsejt 30 pyetje dhe nuk ishin të vështira”, tha tjetri.

Po ashtu, Ferdane Llonqari nga Rektorati bëri të ditur se provimi pranues po zhvillohet mbarë, ndonëse në Fakultetin e Edukimit, numri i madh i kandidatëve ka bërë që testimi të fillojë me vonesë.

Në vitin akademik 2012-2013, Universiteti i Prishtinës do të pranojë 9221 studentë, prej të cilëve 8011 studentë të rregullt dhe 1210 studentë me korrespondencë.

UP-ja do të regjistrojë edhe rreth 300 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, derisa numër i afërt i studentëve do të pranohen nga minoritetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)