19 Mars 2024

Turqia mbështet krijimin e qendrave të arsimit shqip

Ankara, 20 tetor - Qeveria turke do të mbështesë krijimin e qendrave të arsimit shqip dhe kulturës shqiptare në Turqi.

Premtimi erdhi nga ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, gjatë takimi që pati me homologun shqiptar Edmond Panariti.

Gjatë takimit, të dy ministrat evidentuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve duke shprehur vullnetin për t'i forcuar ato më tej, veçanërisht në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Ministri Panariti falënderoi homologun e tij për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë, duke shtuar se vitet e fundit janë shumëfishuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Në vazhdim ai vlerësoi Turqinë për njohjen dhe mbështetjen që i ka dhënë shtetit të ri të Kosovës.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm turk Davutoglu, shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy popujve do të njohin vetëm zhvillime pozitive në të ardhmen. "Populli shqiptar dhe ai turk e kanë mbështetur gjithnjë njeri tjetrin", tha Davutoglu.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, Ministri Davutoglu premtoi se do të zgjerohet prania turke në Shqipëri përmes investimeve. Ai gjithashtu premtoi se vendi i tij do të mbështesë krijimin e Qendrave të arsimit shqip dhe kulturës shqiptare në Turqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)