20 Prill 2024

Turqia do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e arsimit special

Prishtinë, 26 korrik - Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me Universitetin Anadollu në Eskisehir nga Turqia kanë organizuar punëtorinë \"Arsimi special në kuadër të sistemit arsimor
gjithëpërfshirës në Republikën e Kosovës\", e cila ka filluar sot dhe
do të zgjasë dy ditë.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Ramë Buja i uroi mirëseardhje
delegacionit të Universitetit Anadollu dhe falënderoi në përgjithësi
shtetin turk për ato që kanë bërë dhe ato që po bëjnë për Kosovën.

Ministri vlerësoi mbajtjen e kësaj punëtorie si ngjarje të rëndësishme
për arsimin special dhe tha se do t’i kontribuojë seriozisht këtij
segmenti të arsimit.

Ministri Buja tha se edhe Zyra e Arsimit Special dhe MAShT në
përgjithësi ka bërë punë të madhe në drejtim të përfshirjes nw arsim
të fëmijëve me nevoja të veqanta, ndërsa theksoi edhe përmirësimin e
infrastrukturës ligjore.

“Por, ne kemi nevojë të vazhdueshme që të
punojmë për këtë kategori të shoqërisë sonë, prandaj besoj se me
debatin tuaj, me njohuritë tuaja, do të ofroni rekomandime të cilat do
të na shërbejnë për të vepruar ashtu si duhet në përmirësimin e jetës
për njerëzit me nevoja të veqanta”, tha ministri Buja.

Ndërsa, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Sogul Ozan theksoi se burimet
njerëzore janë një element shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Ajo tha se Turqia e ka mbështetur Kosovën edhe para edhe pas shpalljes së
pavarësisë. “Turqia dëshirojë ta shohë mirë Kosovën, sepse këtu
jetojnë vëllezërit tanë…Turqia do ta ndihmojë Kosovën edhe në ngritjen
e arsimit special, pra në përmbushjen e standardeve të dëshiruara në
këtë drejtim”, tha ajo.

Ender Suvaci, prorektor në Universitetin Anadollu prezantoi një film
të shkurtër rreth këtij universiteti, pra për veprimtarinë e tij dhe
veqanti për aktivitetet e universitetit për arsimin special.

Në këtë punëtori po merr pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit të
Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila njihet si humaniste në mbështetjen e
personave me nevoja të veqanta.

Po ashtu, pjesëmarrës në punëtori janë edhe zyrtarë të lartë të MAShT-it, përfaqësues të shoqërisë civile,
drejtorë të shkollave dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme
vendore dhe ndërkombëtare si dhe mësimdhënës që punojnë me fëmijët me
nevoja të veqanta.

Universiteti Anadollu nga Turqia ka një traditë dhe përvojë të mirë në
formimin e kuadrove për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe
ka shprehur dëshirë që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e këtij
sektori të rëndësishëm të arsimit në vendin tonë.

Ky universitet është i treti në botë për nga numri i studentëve dhe
numëron rreth 2 milion studentë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)