28 Mars 2024

Themelohet Bordi i Shkëmbimit Arsimor SHBA - Kosovë

Prishtinë, 17 qershor - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në emër të Byrosë për Çështje Arsimoro-Kulturore të Departamentit të Shtetit, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, do ta shënojë themelimin e United States-Kosovo Educational Exchange Board (USKEB), apo Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë.

Ngjarja e themelimit të USKEB-it do të mbahet virtualisht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt përmes faqes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Facebook.

Ngjarja do të përmbaj një prezantim të iniciativës, përkatësisht mbi rritjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe avancimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës përmes programeve të shkëmbimit arsimor.

Gjatë ngjarjes, të pranishmit do të dëgjojnë nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S.Kosnett, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, anëtarët e bordit inaugural të USKEB-it, dhe ish-bursistët e programeve të shkëmbimit arsimor SHBA-Kosovë, përfaqësues të Programit Fulbright në Kosovë.

Gjithashtu, themelimi i USKEB do të shënojë festimin e 75 vjetorit të themelimit të Programit Fulbright në botë.

Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë administrohet nga American Councils for International Education, dhe Kosovo United States Alumni (KUSA).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)