19 Qershor 2018

Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit

Prizren, 10 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë së Shqipërisë, sot do të mbajnë një takim të përbashkët dy palësh në Prizren.

Qëllimi i këtij takimi është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit.

Në kuadër të kësaj ngjarje do të mbahet takimi në mes  të Instituteve  të Albanologjisë dhe Historisë të dy vendeve , të cilët me një fjalë rasti do t`i përshëndesin ministri i Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë  Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit , Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla .

Me pas do të mbahet edhe takimi në mes të rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës dhe Shqipërisë,  të cilëve po ashtu me një fjalë rasti do t`u drejtohen Ministri Bytyqi dhe Ministrja Nikolla.

Ndërkaq në fund Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri  Bytyqi dhe ministrja e Arsimit , Sporteve dhe Rinisë , Lindita  Nikolla, do të mbajnë konferencë për medie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2018 - Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të konferencës ndërkombtare të Universitetit të Prishtinës - UPISC. (Hotel 'Amazona', ora 9:00)

- Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencën për media lidhur me publikimin e raportit të studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.  (Hotel 'Sirius', ora  9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizojn simpoziumin shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”. (Objekti i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Rr. “Xhelal Hajta – Toni” Nr. 486, në Rahovec ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Fillon puna e zhvarrimit  të  dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit. (Varrezat e fshatit Polac, ora 10:00)

- Drejtori i Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë me gazetarë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), në mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian, do të organizojë një tryezë diskutimi me gazetarë të të gjitha komuniteteve të Kosovës lidhur me nxitjen e punës së përbashkët mes gazetarëve të komuniteteve të ndryshme dhe mediave në Kosovë. (Orion Conference Center, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi organizon tryezë lidhur me prioritetet në fushën e Arsimit Parauniversitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në lansimin e kampanjës “Bëhu zëri im”, e cila nisë me marshin qytetar nga sheshi “Skënderbeu”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do te organizoje konference për media për te diskutuar mbi rëndësinë e anëtarësimit te Kosovës ne Organizatën Botërore të Tregtisë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me problemet e mëdha të projektligjit për RTK-në. (Holli i Kuvendit pranë sallës S2, ora 13:00)