25 Shkurt 2020

Të henën rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës

Prishtinë, 10 janar - Të henën, më 13 janar do të rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës.

Këshilli Drejtues i Sindikates se Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut kanë uruar që sa më parë të fillojnë me punën institucionet e dala nga vota e tetorit 2019 dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale.

"Pasi që këtyre ditëve në selinë e SBASHK-ut kemi marrë shumë telefonata nga individë, por edhe nga disa medie të nderuara e që kanë të bëjnë me gjysmëvjetorin e dytë, për të hequr shqetësimet e prindërve dhe për t’ua pamundësuar individëve të caktuar, që me apo pa dashje të shpërndajnë dezinformata, SBASHK-u u drejtohet të punësuarve në Arsimin Parauniversitar dhe nxënësve të nderuar me urimin për rifillim të mbarë të betejës për dije të reja", thekson SBASHK.

Pra, më 13 janar do të rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës dhe SBASHK-u pret që të përmbyllet në tërësi aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e kërkesave në Qeverinë e Kosovës dhe te institucioni i Avokatit të popullit me kërkesën që ata t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut urojnë që sa më parë të ketë institucionet e dala nga vota e 6 tetorit dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)