12 Dhjetor 2018

Studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme u flitet për ndërmarrësi

Prishtinë, 14 nëntor - Kolegji IBC-M në Mitrovicën e jugut si dhe Shkolla Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan ishin destinacionet e aktiviteteve të radhës në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë që po mbahet në Kosovë, ku para të rinjve u prezantuan mundësitë e shumta që ofron ndërmarrësia.

Nën organizimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri (RDA-N), Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) në Mitrovicë para një grupi studentesh të etnive të ndryshme u fol për mundësitë e shumta që burojnë nga angazhimi i të rinjve në ndërmarrësi.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka tha se pavarësisht vështirësive me të cilat përballet sektori privat, të rinjtë duhet të orientohen kah ndërmarrësia dhe të mos e shohin sektorin publik si një vend ku ata mund të gjejnë punë.

Visar Idrizi, pronar i ndërmarrjes grafike Vi-Print, foli për sfidat e tij në rrugën e ndërmarrësisë si dhe për rreziqet e shumta që ka ndërmarrë, ashtu që të mund të ndërtojë një biznes të suksesshëm. Ai inkurajoi të rinjtë që të mos frenohen nga sfidat e shumta me të cilat mund të ballafaqohen.

Në anën tjetër, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal Qendër (RDA-C), Oda Amerikane organizoi një ligjëratë edhe për nxënësit e Shkollës Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan të cilët patën mundësi që të dëgjojnë rrëfimin personal të biznesit të Kujtim Gjevorit, pronar i prodhuesit të produkteve të plastikës “SCAMPA” foli për vështirësitë me të cilat është ballafaquar ai dhe prodhuesit e tjerë në Kosovë, por që pavarësisht tyre, ai do t’i rekomandonte të rinjtë që të orientohen vetëm në ndërmarrësi, meqë ky është sektori ku ata mund të bëjnë gjëra të mëdha për vetën dhe të tjerët.

Ndërsa, Mrika Gashi nga ARDA u tha nxënësve të pranishëm se ata mund të llogarisin edhe në përkrahje financiare për idetë potenciale të biznesit që ata mund të kenë, derisa Arian Zeka u bëri thirrje të rinjve që të besojnë në mundësitë që ofron Kosova dhe të mos e shohin perspektivën e vetme largimin nga vendi.

Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë organizohet nën udhëheqjen e Innovation Centre Kosovo ndërsa aktivitete në kuadër të kësaj jave organizohen në 170 shtete të tjera të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2018 - Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. (Tregu i Gjelbër, rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-Çerdhes në Prizren. (Lagjja “ Bajram Curri”, që gjendet përballë shkollës së mesme të mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, ora 10:00)

- Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil - faza 2”, i cili po mbështetët nga Ministrinë e Drejtësisë. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 10:30)

- Demokracia Plus dhe USAID organozijnë debat publik lidhur me prokurimin publik në Gjilan. (Hotel Kristal, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ organizon aksion pastrimi në Fushë Kosovë. (Oborri i shkollës Hivzi Sylejmani, ora 11:55)

- Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn,ora 12:00)

- Banorët e fshatit Cikatovë mbajn protestë në mbrojtje të pronave stergjyshore te marrura në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe te cilat u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë. (Para Gjykatës Themelore të Prishtinës  dega në Drenas, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë. (Selia qendrore e AKB-ës në Tophane, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvenosjes, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
 
 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

- Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (International Hotel Prishtina, ora 16:00)