28 Mars 2024

Studentët pësojnë nga mos liberalizimi i vizave

Prishtinë, 13 shtator - Selvije Kurti nga organizata “Youth forum of comunity building of Mitrovica”, është një nga shumë të rinj kosovarë që synim kanë ndjekjen e studimeve në vendet e BE-së. Kurti paraqiti vështërsitë që hasin në pajisjen me një vizë për udhëtim në Evropë.

Në Prishinë u mbajt konferenca me temën” Liberalizimi i vizave çfarë nënkupton për të rinjtë kosovarë, e organizuar nga Instituti kombëtarë Demokratik. Në konferencë u theksua nevoja e përkushtimit të të gjithë qytetarëve pa dallim në plotësimin e detyrave për marrjen e vizave.

Selvije Kurti nga organizata “Youth forum of comunity building of Mitrovica”, është një nga shumë të rinj kosovarë që synim kanë ndjekjen e studimeve në vendet e BE-së. Në konferencë u fol për rëndësinë e liberalizimit të vizave. Kurti paraqiti vështërsitë që hasin në pasijen me një vizë për udhëtim në Evropë:

“Nëse ndalemi dhe mendojmë se kush pëson nga ky proces, pësojmë ne, studentët dhe qytetarët e thjeshtë. Mos liberalizimi i vizave na ndal neve studentëve, që kemi procedura dhe ballafaqohemi me shumë probleme, por jo ata. Nuk e ndal as klasën politike se janë përfaqësues diplomatikë. Të vetmit që pësojnë janë qytetarët e thjeshtë e studentët”.

Institucionet e Kosovës janë duke punuar për plotësimin e gjitha kritereve për arritjen e liberalizimit të vizave theksoi ministrja e integrimeve evropiane Vlora Çitaku. Ajo tha se duhet angazhim i gjithmbarshëm, që Kosova të jetë pjesë e Evropës.

Ndërsa, Ambasadori i Francës Fransua Fitu, duke theksuar nevojën që Kosova të përmbush kriteret e parashtruara për liberalizim të vizave, tha se Kosova është pjesë e Evropës. Ai tha se nuk ka plan B për këtë proces, ju jeni pjesë e planit:

“Shumë njerëz të rëndësishëm në historinë e fundit të Kosovës kanë theksuar se sa e gjatë dhe e dhimbshme është rruga e BE-së, do të jetë edhe rruga e juaj që do ta kaloni. Jo që e keni përzgjedhur ju vetë, por për shkak se ju jeni pjesë e këtij rrëfimi. Jeni në Evropë”, tha Fitu.

Në konferencën të cilën e organizoi Instituti Kombëtare Demokratik, morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë, Ernst Reiche, deputet të rinj, por edhe përfaqësues të rinj të shumë organiztave në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)