28 Mars 2024

Studentët në protesta kundër profesorit Sylejmani

Prishtinë, 14 nëntor - Sot, në orën 07:00 të mëngjesit mbi 100 studente të fakukltetit të ndërtimtarise dhe arkitekturës (FNA) filluan protestën e tyre në hyrje te ndërtesës së fakultetit përkates (fakultetit teknik).

Kërkesa e tyre është që të largohet menjëherë dhe pa diskutim nga stafi akademik Ing. Hamdi Sylejmani i cili është ligjerues i rregullt i lëndeve “Konstruksionet e Betonit”dhe “Bazat e Betonit te Armuar”.

Arsyeja e kësaj proteste është se ky profesor shkel shumë nene të statutit të UP-së e dokumentëve të tjera.

Ky ligjërues sipas tyre është i pakualifikuar për të qenë profesor. Për më tepër asistentja e tij është më e graduar dhe ka titullin master që nuk e ka ligjëruesi Hamdi Sylejmani.

Ky profesor sipas sutudentëve shkel për më tepër nenet 176, 129, 111, dhe nenin 186 të statutit të UP-së. Këto nene përfshinë gradimin e stafit akademjik, vlerësimin e studentëve etj.

Ky profesor shkel edhe ligjin për shërbyes civil pasi që është ligjërues në moshën 68 vjeçare.

Lëvizja studentore për barazi- STUDIM KRITIKË VEPRIM e përkrah protestën e studentëve të FNA-së dhe e sheh si shumë të nevojshme.

Madje, ky është shembull për studentët se si duhet të ngrihet zëri kundër padrejtësive në të gjithë Universitetin.

Studentët aktivistë të SKV-së do t’i bashkangjiten protestës paqësore të studentëve të FNA-së duke qenë të vetëdijshëm se çdo problem veç e veç i studentëve përbënë problemin e përbashkët të studentëve në UP.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)