06 Gusht 2020

Studentët kërkojnë shkarkimin e ministrit Likaj

Prishtinë, 2 korrik - “Skopi Studentor” ka organizuar aksion simbolik për emërimet e fundit të Qeverisë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).

Kryetari i “Skopi Studentor”, Florian Bivolaku ka thënë se MAShT-i është shndërruar në përshesh ministri që rehaton militantët partiak.

“Ne jemi këtu para Ministrisë së Arsimit, Ministria e cila me vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës është shndërruar në përshesh ministri e cila shërben për rehatimin dhe shpërblimin e militantëve partiak”.

Bivolaku mes tjerash ka thënë se studentët po përballen me pasoja të shumta si pasojë e sistemit të dobët arsimor në vend.

“Për gjatë viteve të fundit të studimeve në përballemi me probleme të shumta si pasojë e sistemit të dobët arsimor. Përkundër kësaj ne vazhdojmë të studiojmë me përkushtim që t’i bëjmë këto ndryshime të nevojshme”.

“Në mënyrë shpërfillëse qeveria e Kosovës emëron zëvendëskryeministër një të pa diplomuar i cili nuk ka ndonjë meritë dhe tërë aktiviteti i tij jetësor ka qenë shërbimi i tij ndaj atyre që kanë shkaktuar që Agjencia e Akreditimit të përjashtohet nga ENQA”.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti që të shkarkojë nga detyrë ministrin Ramë Likaj si dhe zëvendësministrin Driton Bardheci.

“Në të njëjtën kohë e kemi edhe ministrinë e Arsimit i cili është duke u akuzuar për plagjiaturë dhe të njëjtit arsimi dhe shkenca iu është besuar këtyre dy personave”.

“Ne mendojmë që kryeministri Hoti pa kushtëzime duhet të shkarkojë këta dy persona dhe në vend të tyre të emërohen persona adekuat”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)