18 Shkurt 2020

Studentët e Universitetit ZUG mirëpriten nga studentët e UKZ-së

Gjilan, 7 tetor - Rreth 15 studentë të Universitetit të ZUG në Zvicër kanë arritur mbrëm në Gjilan, ku janë pritur nga profesori i  Universitetit ‘Kadri Zeka” në Gjilan Dukagjin Leka, zyrtarja për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha dhe studentët mikpritës të UKZ-së, tek të cilët do të qëndrojnë studentët zviceran.

Kjo vizitë  është si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit  që Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka me Universitetin  ZUG, në këmbim të mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve.

Ndërkaq ditëve në vijim, në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit ZUG të shoqëruar edhe nga studentët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ gjatë qëndrimit pesëditor, do të kenë aktivitete të përbashkëta, do të kenë takime me menaxhmentin e UKZ-së, do të vizitojnë Komunën  disa shkolla fillore dhe institucione parashkollore në Gjilan, si dhe do të kenë takime të ndryshme.

Po ashtu në kuadër të kësaj vizite janë paraparë të mbahen edhe dy punëtori:

Punëtoria me temë “Roli i mësuesve në shkollë dhe shoqëri”

Punëtoria për “Përdorimin dhe integrimin e mediave dixhitale”

Në ndërkohë  studentët zviceran kanë shpreh dëshirë që të qëndrojnë nëpër familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për  sistemin arsimor, për kulturën shqiptare,  për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Ne sirtar keni agjenden gjate vizites se studenteve nga Universiteti ZUG.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)