07 Korrik 2020

Studentët e UBT-së e mbështetën aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Prishtinë, 24 maj - Studentët e Universitetit për Biznes dhe Teknologji UBT, e mbështetë fuqishëm aksionin e sotshëm, që shtrihet në mbarë vendin, me moton “Ta pastrojmë Kosovën”,  në Lagjen “Emshir ” të Prishtinës, ndërsa në këtë aksion për pastrimin e kësaj pjese  kanë  marrë pjesë edhe disa prej stafit akademik dhe administrativ të këtij Universiteti.  

 Kryetarja e Organizatës Studentore të Universitetit UBT, Saranda Musliu dhe gjithë studentët pjesëmarrës të këtij aktiviteti konsideruan  se me këtë iniciativë, Kosova do të jetë pjesë e mbarë botës së civilizuar, e nismave të tilla në mbarë globin, për një ambient të pastër, që është edhe parakusht i një jete të shëndoshë për njerëzit.

Ata më tutje thanë  se  kemi vetëm një tokë dhe kemi obligim ta ruajmë për vete dhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.

Kurse Presidenti i UBT-së, Prof. Dr.  Edmond Hajrizi  tha se duhet të mbështes dhe e përshëndeti   iniciativën e tillë, që ka filluar jo vetëm  më studentët e UBT-së por edhe në gjithë Republikën e Kosovës e më tutje. ”Shpresoj që ky aktivitet të vazhdojë gjatë gjithë kohës,  dhe ne dëshirojmë që vendi ynë  të jetë  shumë i pastër dhe duhet të punojmë që ta mbajmë të tillë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)