26 Prill 2024

Studentet e Tianës mbështesin VV për tubimin në Mitrovicë

Prishtinë, 29 mars - Studentët e Tiranës i përgjigjen thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për pjesëmarrje në tubimin në Mitrovicë kundër negociatave me Serbinë dhe marrëveshjes së pritshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Përmes një deklarate ata shprehen se do të bashkohen në Mitrovicë sepse vullneti i shqiptarëve është barazia dhe jo qytetaria e dorës së tretë, pas asaj serbe e multietnike.

Plani i Ahtisaarit privilegjoi komunitetet etnike kundrejt shqiptarëve si komunitet kombëtar e na bëri banorë të dorës së dytë në Kosovë.

\"Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave ri-privilegjon serbët duke na lënë neve boshllëkun e frazave të Thaçit për pavarësi e sovranitet, serbëve plotësinë e të drejtave kolektive; neve Thaçizmin, serbëve politiken; neve papundësinë e skamjen, serbëve punësimin e zhvillimin; neve izolimin e kufijtë me RSh-në, serbëve drejtimin nga Serbia.Ne do të bashkohemi në Mitrovicë sepse vullneti i shqiptarëve është bashkimi e jo ndarja.\"

\"Decentralizmi etnik në Kosovë që kulmon me marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave serbe thellon ndarjen e Kosovës dhe pamundëson tërësisht shtetësinë e saj. Ajo çka nis me privilegjimin buxhetor vazhdohet me të drejta shtesë vetëqeverisëse e vetëgjyqësie për serbët. Shpejt atyre do tu shtohet edhe legjislativi pasi vetëqeverisja ndër-lokale ka nevojë për ligjësi ndër-lokale. Kjo strukturë e re forcon praninë e Serbisë në Kosovë, tashmë edhe në nivel bashkësie lokale.\"

\"Në këtë mënyrë Serbia jo vetëm që e kontrollon Kosovën nga lart përmes zotërimit të kopjeve origjinale të dokumentave tona themelore, shantazhimit të klanit qeverisës së Kosovës, tregtisë, etj. ; jo vetëm që përmes kishës serbe ajo gëzon ekstraterritorialitet dhe po privatizon prona të shumta publike të Kosovës; por tashmë do ta kontrollojë atë edhe nga poshtë mes bashkësisë së strukturave që do të legalizohen.\" thuhet ne deklaraten e studenteve nga Tirana.

Duke vijuar me tej studentet shprehen se ata do të jenë në Mitrovicë në 30 mars për të tubuar kundër negociatave me Serbinë! Kundër kontrollit të trefishtë të Kosovës nga Serbia që po ligjërohet përmes marrëveshjes së pritshme Daçiç – Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)