24 Prill 2024

Studentët e Kolegjit ISPE – mysafirë të KFOR-it

Prishtinë, 12 shtator - Me rastin e ndërrimit të Komandës së KFOR-it, të pranishëm ishin edhe studentët e Kolegjit ISPE.

Vizita është realizuar nga një grup i studentëve të Kolegjit, të cilët ishin të ftuar nga admirali amerikan, Samuel J. Locklear III.
Studentët ishin të privilegjuar nga ftesa, meqë ishin studentët e vetëm pjesëmarrës në këtë ceremoni, ku morën pjesë personalitet të shumta vendore dhe ndërkombëtare.

Ata patën mundësinë të shohin paradën e ushtarëve të KFOR-it të dhe ushtarëve të FSK-së. Po ashtu, studentët e Kolegjit ISPE patën rastin të takohen dhe të bisedojnë me shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell etj.

Pas përfundimit të ceremonisë së ndërrimit të komandës nga gjeneralmajori Erhard Buhler tek gjeneralmajori Erhard Drews, studentët ishin të ftuar në një koktej rasti, ku patën mundësinë të takohen me shumë personalitete nga Komanda e KFOR-it dhe NATO-s, ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi ushtarak nga Republika e Shqipërisë.

Pjesëmarrja e studentëve të Kolegjit ISPE në këtë ceremoni, e cila realizohet ne vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta të organizuara nga Kolegji ISPE dhe Komanda e KFOR-it, dëshmon bashkëpunimin e ngushtë të Kolegjit me të gjithë institucionet relevante, si dhe tregon seriozitetin e dëshmuar të këtij Kolegji si i vetmi institucion i Arsimit të Lartë që ofron programe ekskluzive në studimet evropiane dhe studimet e sigurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)