13 Gusht 2020

Studentët amerikan për vizitë në UBT

rishtinë, 5 tetor - Një grup prej 25 studentëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tre profesorë nga Danimarka përkatësisht nga "Instituti Danez për Studime jashtë vendit", krahas aktiviteteve tjera që zhvilluan nëpër institucionet e Kosovës si EULEX, OSBE, OJQ, etj, për vizitë akademike kanë përzgjedhur Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Gjatë kësaj vizite, studentë nga SHBA dhe 20 studentë të UBT-së, e ndjekën edhe një ligjëratë të Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizin me temën “Zhvillimet dhe
ngecjet pas luftës së fundit në Kosovë”.

Studentet amerikan po ashtu studentet kosovarë pas ligjëratës ishin te lejuar ti parashtronin pyetje te ndryshme njeri tjetrit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)