19 Prill 2024

Sot nis viti i ri shkollor 2012/2013

Prishtinë, 3 shtator - Sot nis viti i ri shkollor 2012 / 2013 ku të gjitha shkollat do të hapin dyert për të pritur nxënësit, të cilët do të vijojnë mësimin fillor dhe të mesëm.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisa kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë suksesshëm. Mbi 1 mijë objekte shkollore në mbarë vendin janë të gatshme për procesin mësimor.   

Me rastin e fillimit të vitit të ri Kryeministri Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës  u ka shprehur urimet më të mira për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

"Qeveria e Republikës së  Kosovës gjithnjë i ka kushtuar rëndësi të madhe sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit" , ka theksuar ai.

Qeveria e Republikës së Kosovës sipas kryeministrit Thaçi, vazhdon ta ketë prioritet moedernizimin e edukimit, si njërin nga kushtet themelore për zhvillimin e përgjithsëm të shoqërisë, duke e bërë që të rinjtë e Kosovës të përgatiten denjësisht për konkurrencën e tregut të vlerave në rajon dhe më gjerë.
 
Edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit duke thënë së Ministria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që ky vit shkollor të jetë me fillim të suksesshëm, vazhdimësi të suskesshme dhe me përfundim të suksesshëm.

"Një urim të veçantë kam për ata fëmijë, të cilët për herë të parë fillojnë rrugën e shkronjave dhe kanë fatin e madh që këtë vit shkollor ta fillojnë me Abetaren e Përbashkët të të gjithë gjeografisë kombëtare", ka thënë ministri Buja 

Ndërkohë, për vitin shkollor 2012-2013 janë regjistruar në klasë të parë mbi 29 mijë nxënës, të cilët do ta fillojnë mësimin me Abetaren e unifikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)