10 Prill 2021

Sot nis projekti për fuqizimin e autonomisë dhe rritjen e llogaridhënies në Universitete

Mitrovicë, 3 mars - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit (IBCM) në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”, i cili do të bëhet sot në selinë e Kolegjit IBCM.

I organizuar nën përkujdesjen e Kolegjit IBCM, takimi i sotem përbën hapin e parë dhe inaugurues në projektin që synon t’i bëjë bashkë 17 univerzitete me renome në Ballkanin Perëndimor, si dhe ata të Evropës, në përpjekje për të avansuar menaxhimin dhe autonominë universitare dhe, në të njëjtën kohë, për të inkurajuar llogaridhënien dhe transparencën e arsimit të lartë ndaj shoqërisë më të gjerë.

Kjo ngjarje do të mbahet në formatin e kombinuar me praninë e kufizuar në selinë e Kolegjit IBCM në Mitrovicë dhe me pjesëmarrje të hapur online.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)