19 Prill 2024

Sot nis Java e Shkencës 2013

Prishtinë, 14 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) organizon konferencën vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2013”, e cila do të mbahet me datat 14-18 maj. 

Fjalimin e hapjes së kësaj konference do ta mbajë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ndërsa me fjalë rasti do të paraqiten edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, rektorë të universiteteve publike në Kosovë dhe përfaqësues të Këshillit Shtetëror të MAShT.

Në këtë konferencë, e cila do të organizohet në 15 seanca sipas fushave shkencore, do të paraqiten me punimet e tyre shkencore 500 autorë dhe bashkëautorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Sllovenia, Turqia dhe Austria.

Konferenca do të fillojë sot në hotel “Emerald” në Prishtinë, duke filluar nga ora 9:30

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)