29 Mars 2024

Sot mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës

Prishtinë, 1 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka bërë të ditur se sot do të mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për rreth 34 mijë maturantë, të cilët do të testohen në 305 qendra.

MASHT njofton se testi do të fillon në orën 10:00 në të gjitha qendrat dhe zgjatë 180 minuta. Nxënësve iu lejohet që të kenë me vete vetëm laps grafit HB dhe një shishe ujë të pijes.

Për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar mbi 2500 administrues dhe mbi 900 anëtarë të komisioneve në Qendrat e Testimit.

Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit do të jenë të mbuluara me së paku 2 përfaqësues nga tri universitetet publike të Republikës së Kosovës (mbi 600).

Për të monitoruar procesin nga afër, KQShM ka ftuar edhe deputetët – anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, si dhe ka certifikuar 19 anëtarë të OJQ “Këshilli Rinor i Kosovës”, të cilët kanë kërkuar që të monitorjnë procesin e administrimit të testit.

Policia e Kosovës edhe këtë vit do ta mbështesë organizimin e Testit të Maturës duke siguruar transportin e testeve nga Ministria në Qendrat e Testimit dhe anasjelltas, si dhe do të sigurojë këto qendra gjatë kohës sa mbahet testi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)