24 Prill 2024

Sot hapet Panairi i Universiteteve Amerikane

Prishtinë, 12 prill - Sot në Fakultetin e Edukimit te Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të hapet Panairi i Universiteteve Amerikane - Edukimi Amerikan. 
 
Panairi organizohet nga Qendra Amerikane për Këshillim dhe mbështetetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Në panair do të prezantohen trembëdhjetë Universitete Amerikane nga SHBA-të dhe Evropa. Universitetet Amerikane para nxënëseve, studentëve dhe profesorëve kosovarë do të paraqesin programet e studimeve akademike dhe mundësitë e përkrahjes financiare në këto Universitete Amerikane. 
 
Përfaqësuesit e Universiteteve Amerikane do të përgjigjen në çdo pyetje të paraqitur nga të interesuarit në panair. 
 
Nëpërmjet regjistrimit online kanë konfirmuar pjesëmarrjen qindra nxënës, studentë dhe profesorë që do të përcjellin panairin.

Ky është panairi universitar i katërt dhe do të ketë përfaqësues nga 10 ente të arsimit të lartë nga SHBA-të si dhe nga dy kolegje amerikane në rajon.  
 
Pjesë e panairit do të jenë edhe Philip Kosnett, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë dhe Shyqiri Bytyqi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)