22 Shtator 2019

Sot fillon mësimi në shkollat fillore dhe të mesme

Prishtinë, 4 shkurt - Pas një greve tre javore të punëtorëve të arsimit sot do të fillojë gjysmë vjetori i dytë i këtij viti shkollor ku të gjithë nxënësit në shkollat e mesme dhe fillore do t’iu kthehen shkollave dhe mësimit.

Greva e cila zgjati për tri javë ka ardhur pasi mësimdhënësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për ligjin për pagat.
 
Marrëveshja mes SBAShK-ut dhe Qeverisë u arrit një ditë para se Ligji për Pagat të hidhet në votim në seancën e Kuvendit të Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)