29 Mars 2024

Skenderaj dhe Malisheva me shkolla profesionale

Prishtinë, 27 qershor - Dy qendrat e para të kompetencës në Kosovë do të hapen zyrtarisht të martën. Shkollat në Malishevë dhe Skenderaj, të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës vlerësohen të jenë më modernet në gjithë rajonin.

Po ashtu planprogrami, pajisjet dhe dizajni i ndërtesave i përmbushin standardet më të larta evropiane.

“Planprogrami është zhvilluar në koordinim me institucione dhe konsulentë vendor e ndërkombëtar, përderisa mësimdhënësit janë trajnuar dhe vazhdojnë të trajnohen në Norvegji. Me këtë sigurohet se nxënësit të cilët përfundojnë këtë shkollë kanë aftësi të cilat i bëjnë të punësueshëm Kosovë, por edhe në Evropë”, thuhet në njoftim.

“Shkollat janë një mundësi e re për të rinjtë”, ka thënë ambasadori norvegjez në Kosovë, Sverre Johan Kvale përmes një deklarate për media.

“Ato janë një shtesë e mirë në arsimin në Kosovë dhe profesionistët e rinj do të krijojnë një bazë të fortë për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai.

Shkolla në Skenderaj do të trajnojë punëtorë të aftësuar në industrinë e ndërtimtarisë, përderisa ajo në Malishevë do të trajnojë profesionistë në fushën e ekonomisë, administratës dhe tregtisë.

Këto institucione të kualitetit të lartë përfaqësojnë një qasje të re në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë dhe janë në pajtim më Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë. Ky projekt është zbatuar nga International Management Group (IMG).

Kostoja e përgjithshme është 14.7 milionë euro. 13.5 milionë euro janë siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, ndërkaq 1.2 milion euro nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Komunat përkatëse kanë siguruar tokën dhe infrastrukturën e nevojshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)