18 Prill 2024

Sindikatat e Arsimit të Evropës mbështesin fuqishme SBASHK-un

Prishtinë, 9 janar - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka informuar me kohë  Komitetin  e Unionit   të  Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) me seli në Bruksel për gjenden në arsimin e  Kosovës dhe për angazhimet që janë duke u bërë për realizimin e kërkesës legjitime për përmirësimin e koeficienteve për tërë sektorin e arsimit në projektligjin e pagave.

Duke e parë se dialogu nuk po jep rezultate , SBASHK-u  është detyruar që duke respektuar  zërin e  anëtarësisë të  përgatit për grevë të përgjithshme  dhe për këtë  ka informuar  ETUCE-n.

Drejtorja  gjenerale e Komitetin  të Unionit   të  Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numërojnë 11 milionë anëtarë, Suzan Flocken , në  emër të gjithë sindikatave të arsimit të Evropës  ka përsëritur mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un duke shtuar se ETUCE do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës të përmbush  dhe zbatojë premtimet në mënyrë që koeficientet për gjithë të punësuarit në sektorin publik të arsimit të ngriten për 30%.  

Drejtorja  gjenerale e Komitetin  të Unionit   të  Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Suzan Flocken  është shprehur se  do ta monitorojnë situatën  dhe do të vazhdojnë me mbështetjen për SBASHK-un.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)