28 Mars 2024

Shtatë kandidatë për Rektor të UP-së

Prishtinë, 4 korrik - Garës për rektor të Universitetit të Prishtinës ja kanë mësyer shtatë persona. Valon Murtezaj, Berim Ramosaj, Fadil Maloku, Isa Elezaj, Abdullah Zejnullahu, Naser Zabeli dhe Ibrahim Gashi, janë shtatë konkurrentët që kanë dorëzuar aplikacionin e tyre sot në Rektorat deri në ora 16 :00, afat ky që ka shënuar mbylljen e konkursit për Rektor.

Ferdane Llonçari, këshilltare për media e rektorit ka deklaruar se këta kandidatë do të vazhdohet të përzgjidhen sipas procedurave ligjore të parapara për zgjedhjen e Rektorit të UP-së.

Ajo ka thënë se kandidatët do të paraqiten në interpelancë para Senatit i cili më pas do të bëjë përzgjedhjen e tyre.

Sipas statutit kandidaturat që kalojnë në Senat i prezantohen Këshillit Drejtues të Universitetit në një listë të ngushtë prej nga zgjidhet dhe rektori për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)