25 Maj 2020

Shqiptarët ia mësyjnë Kinës për studime

Pekin, tiranë, 27 qershor - Po shkon drejt rritjes tendenca e të rinjve shqiptarë që zgjedhin Kinën për të vazhduar studimet e larta. Sipas Atasheut kulturor pranë Ambasadës së Shqipërisë në Kinë, Antonela Dhimolea, arsye është zhvillimi ekonomik i Kinës dhe cilësia e shkollimit.

Zonja Dhimolea shtoi, se ekonomia kineze është zhvilluar shpejt dhe Shqipëria, dëshiron të forcojë bashkëpunim me Kinën në fusha të ndryshme.

Sipas diplomates, në Shqipëri mungojnë njohësit e gjuhës kineze. \"Nëse të rinjtë do të njohin gjuhën kineze, ata do të kenë më shumë mundësi punësim\", thotë Dhimolea.

Ajo shton se studimet në fushën ekonomike, teknologjisë së lartë dhe mjekësisë në Kinë, tërheqin shumë studentë shqiptarë të vijnë në Kinë për studime.(CRI)

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)