25 Prill 2024

Shqiperia, më mirë se Britania e SHBA për matematikë e shkencë

Londër, 9 shtator - Shkollat e Britanisë së Madhe gjenden prapa Shqipërisë, Iranit, apo Trinidad Tobago, për cilësinë edukimit në matematikë dhe shkencës.

Këtë ka zbuluar një raport i fundit, gjë që është evidentuar si tepër shqetësuese nga ana e shtypit britanik. Pikërisht, gazeta si \"The Sun\", apo \"Daily Mail\" kanë theksuar sesi Britania është vetëm e 43-ta në botë, përsa i takon lëndëve  që janë kaq kyçe për të ardhmen e suksesit ekonomik. Për t’u veçuar se në këtë renditje, prapa nesh gjendet edhe Amerika, që renditet e 51-a. Ndërkohë që Shqipëria është në pozicionin numër 42, teksa mban vendin e 45-të në botë për sistemin shkollor në përgjithësi.

Indinjimi britanik

Pozicionimi nën Shqipërinë nuk është kapërdirë nga britaniket. Sipas tyre, anketa është ilustrim i zymtë sesa poshtë ka rënë arsimi anglez dhe vjen kur kryeministri David Cameron ka premtuar një \"intolerancë të plotë ndaj uljes se nivelit nëpër klasa. Për më tepër, gjithashtu është vënë në pah se qeveria e tij ka shpenzuar dyfishin e asaj të mëparshmes për arsimin: nga 35.8 miliard në 71 miliard sterlina. Duke folur në hapjen e një shkolle, ai ka deklaruar se Britania duhet të jetë “ambicioze, nëse dëshiron të konkurrojë në botë”. Mënyra më e mirë për të rritur standardet, ai beson se është të mëshohet te disiplina dhe kthimi te metodat tradicionale të mësimit. “Për të ardhmen e ekonomisë tonë dhe shoqërisë, ne kemi nevojë për një edukim të klasit të parë për çdo fëmijë. Sigurisht, të gjithë janë dakord me këtë”, ka deklaruar kryeministri anglez Cameron. Por fjalët e tij bien ndesh me raportin e Forumit Ekonomik Botëror, që solli indeksin 4.5 për Mbretërinë e Bashkuar, nga shtatë që ishin të mundshme, për mësimin matematikës dhe shkencës. Kritikët kanë thënë se rezultati ishte një padi qortues ndaj Misnitrisë vendëse të Arsimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)