23 Prill 2024

Shqipëria dhe Kosova me një abetare në 2012

Prishtinë, 20 shtator - Shqipëria dhe Kosova më në fund duket se do të kenë një abetare të njëjtë.

Kjo falë projektit të ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, e cila në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës do bëjë të mundur aplikimin e një programi, që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve.

“Janë ngritur grupet e përbashkëta të punës, të cilat së shpejti fillojnë punën për unifikimin e programeve mësimore dhe të teksteve shkollore. Hapi i parë do të jetë realizimi i Abetares së përbashkët brenda vitit 2012”, -  thekoi Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.

Si fillim, ekpertët do të nisin punën e tyre me përpilimin e një Abetareje të njëjtë, ndërkohë që gradualisht parashikohet se një proces i tillë të ndodhë edhe me tektet e tjera bazë.

Sipas ministrisë së Arsimit projekti i një Abetare-je të të përbashkët që do të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit.

Institucionet arsimore në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor.

Sipas Ministrisë së Arsimit, bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë do të shoqërohet dhe me liberalizimin e pranimeve, që do të bëhen në universitetet publike, pasi nga viti i ri akademik pranimi i tyre do të jetë pa limit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)