01 Shkurt 2023

Shpallet konkursi për rekrutimin e kandidatëve në akademitë ushtarake të SHBA-së

Prishtinë, 11 tetor - Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të gjithë të interesuarit për shpalljen e konkursit për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të SHBA-së.

Kandidatet e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës.

Mos përmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.

Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online  në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org//  si dhe  njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.

Gjatë procesit të testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mbajtja e maskës dhe distancës fizike është e obligueshme gjatë gjithë kohës.

Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike dhe orientimi seksual.
 
Konkursi është i hapur prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, ora 23:59.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)