19 Mars 2024

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Prishtinë, 18 korrik - Mbi 1600 nxënës nga komunat e Republikës së Kosovës më 12 korrik, nëpërmjet garës nacionale të Diturisë dëshmuan njohuritë e tyre në lëndët mësimore që ata kanë garuar dhe fituar në nivelet paraprake të garës, në nivelin shkollor dhe komunal. Nxënësit e shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta kanë garuar në gjithsej 19 lëndë mësimore.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, vetëm për garën nacionale të Diturisë në nivelin e shkollës janë shpallur 24,090 nxënës për 28 komuna pjesëmarrëse, për nivelin komunal janë shpallur 1,467 nxënës fitues dhe në nivelin republikan të garës nacionale të Diturisë, sot zyrtarisht publikohet lista me gjithsej 262 fitues. Pra, fitues në të tirja nivelet e garës nacionale të Diturisë në nivel vendi janë 25,819 nxënës.

Të gjithë fituesit e garës nacionale të Diturisë në nivelin republikan pajisen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën është i shënuar dedikimi i veçantë i Ismail Kadaresë, si dhe: vendi i Parë nga klasa e III-V bursë (200 €), vendi i Dytë bursë (120 €), vendi Tretë bursë (80 €); klasat VI-IX, vendi i Parë bursë (300 €); + kamp (300 €), vendi i Dytë kamp (300 €), vendi i Tretë kamp (300 €); klasat X-XII, vendi i Parë bursë (400 €); + kamp (300 €), vendi i Dytë kamp (300 €), vendi i Tretë kamp (300 €).

Gjithë puna e garës nacionale të diturisë sikurse e garës nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik është bërë e mundur duke i falënderuar në radhë të parë nxënësit dhe mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, e veçmas drejtorët e shkollave dhe prindërit. Por e gjithë kjo punë madhore në nivel vendi nuk do të mund të realizohej pa promotorët kryesorë të garave nacionale siç janë DKA-të.

Për informacion të opinionit publik dhe medial po i sjellim edhe fituesit e Garës KKMK-së, në nivelin shkollor kemi 16,534 fitues, komunal 2,078 fitues, republikan 292, pra në total fitues për KKMK kemi 20,704 fitues.

Në nivel vendi prej 316,000 nxënës sa ka Republikës së Kosovës, zyra e KNKRS ndan informacionin me ju se nxënësit e Republikës sonë kanë fituar gjithsej 46,523 çmime në KKMK dhe Dituri, që i bie se çdo i shtati nxënë i Republikës së Kosovës ka marr një çmim.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Republikane për Dituri.

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Fituesit%20e%20Gares%20Nacionale%20te%20Diturise-Niveli%20Republikan.pdf

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)