18 Prill 2024

Shkolla ”Tefik Çanga” binjakzohet me Alvesta-as nga Suedia

Prishtinë, 13 nëntor - Zëvendësministri i Arsimit Nehat Mustafa priti një delegacion (përgjegjës për çështje të arsimit), të qytetit Alvesta të Suedisë, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale në arsimin e Kosovës, procesin e reformave në arsim, të arriturat , sfidat .

Delegacioni nga Suedia i prirë nga Pierre Rieback , kryetar i Bordit të arsimit në qytetin Alvesta, po qëndron për një vizitë në Kosovë me rastin e binjakëzimit të shkollës së mesme të ulët ”Tefik Çanga“ të Ferizajt me shkollën fillore të Alvesta-as.

Zëvendësministri Mustafa tha se, MAShT është e përkushtuar të ofrojë arsim cilësor për të gjithë, ndërsa Arsimi dhe Aftësimi Profesional është ndër prioritet zhvillimore, duke marrë parasysh rininë shkollore dhe ndikimin e këtij sektori të arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit. 

Mustafa ka falënderuar përfaqësuesit e Suedisë për binjakëzimin e shkollës së tyre fillore me atë të Ferizajt për të shtuar se “kjo miqësi do të shërbejë veç tjerash edhe si një urë lidhëse e miqësie akoma më të ngushtë me popullin mik të Suedisë i cili po e ndihmon zhvillimin e arsimit në Kosovë çdo ditë e më shumë”. 

Pierre Riebeck gjithashtu është shprehur i kënaqur me vizitën që po i bëjnë Kosovës dhe në veçanti për binjakëzimin me sh.m.u” Tefik Çanga” të Ferizajt dhe tha se ky është një rast i mirë që të këmbejmë vizita e përvoja reciproke për të mirën e arsimit dhe edukimit të të rinjve të dy vendeve.

Ndryshe, shkolla e mesme e ulët “ Tefik Çanga “ ka 1400 nxënës për edukimin dhe arsimimin e të cilëve kujdesen rreth 72 mësimdhënës, ndërsa shkolla fillore e Alvesta-s ( Suedi) ka 650 nxënës dhe 80 mësimdhënës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)