29 Mars 2024

Shkolla fillore në Prizren bëhët me sallë të Edukatës Fizike

Prizren, 22 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjsë, Ramë Buja dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, zbuluan bustin e dëshmorit të kombit, Nazim Kokollari - Budakova, në oborrin e shkollës fillore në Prizren, e cila mbanë emrin e këtij atdhetari. Po sot, ministri Buja ka vënë gurthemelin e Sallës së Edukatës Fizike të kësaj shkolle.

Dëshmori Nazim  Kokollari - Budakova është ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, i cili u vra me 15 janar 1999 në betejën e Reçakut, ndërsa shkolla ka marrë emrin e tij një vit më parë.

Ministri Buja me këtë rast ndër tjera tha: “Sot kam edhe gëzim edhe privilegj. Është një emocion dhe krenari për mua, sepse të zbulosh bustin e një dëshmori, bashkëluftëtari dhe t’ja vësh emrin tij një shkolle, kjo është gjithsesi diçka e veçantë për mua si ministër. I uroj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e dëshmorit dhe të gjithë të tjerët për këtë vepër të realizuar me sukses edhe në rrafshin artistik”.

Ne, tha ministri Buja, mund të vdesim sa herë të duam dhe kur të duam, por më nuk mund të jemi dëshmorë.

“Ai është tashmë është i pavdekshëm, ndërsa emërtimi i shkollës është gjëja më elementare që kemi mundur ta bëjmë“, tha ministri Buja.

Ndërkaq, me rastin e vënies së gurthemelit të sallës së Edukatës Fizike, ministri Buja u shpreh se, kjo është vazhdimësi e përpjekjeve tona që të krijojmë kushte për arsim cilësor, konform standardeve bashkëkohore të mësimdhënies.

Të pranishmit i kanë  përshëndetur me një fjalë rasti edhe kryetari i komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja dhe pjesëtari i FSK- së, gjeneral Enver Cikaqi.

Ndërsa, në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur vëllau i dëshmorit z. Brahim Kokollari, i cili gjithashtu tha se ndjehet i gëzuar dhe krenar për jetën dhe sakrificën e dëshmorit, ndërsa ka uruar nxënësit për suksese në mësime.

Në fund, ministri Buja ndau mirënjohje për mësimdhënësit dhe nxënësit më të mirë të kësaj shkolle.

Ndryshe, sipas  Xhafer Basha, drejtor i kësaj shkolle,  këtu e vijojnë mësimin 284  nxënës, prej të cive 15 nxënës të komunitetit turk.  Ndërsa, për arsimimin dhe edukimin  e tyre përkujdesen 14 mësimdhënës të rregullt dhe 7 mësimdhënës me orë plotësuese që vijnë nga shkollat tjera të Prizrenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)