19 Mars 2024

Shkolla e Biznesit Coca-Cola përkrah studentët në biznes dhe ekonomi

Prishtine, 1 nëntor - Kompania Coca-Cola Hellenic dhe partnerët e tyre, iniciuan projektin “Shkolla e Biznesit Coca-Cola Hellenic,” për studentët e talentuar në biznes dhe ekonomi.

Qëllimi i projektit është të mbështesë të rinjtë dhe t’i ndihmojë ata të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike, të cilat ata do të t’i aplikojnë në zhvillimin e ardhshëm të tyre profesional. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Universiteti Amerikan në Kosovë, dhe Universiteti i Prishtinës mbështetën shkollën si partnerë.

“Është një kënaqësi e madhe të iniciosh një projekt të tillë, dhe në këtë mënyrë të mbështesësh përmirësimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, dhe kështu të vazhdohet mbështetja jonë për komunitetin lokal në Kosovë.

Synimi ynë është t’i ofrojmë studentëve përvoja praktike, njohuri, dhe kontakte të cilat do të jenë të vlefshme për karrierën e tyre në të ardhmen.

Ne jemi duke planifikuar ta bëjmë “Shkolla e Biznesit Coca-Cola Hellenic” një projekt tradicional, përmes të cilit ne do të investojmë në zhvillimin profesional dhe njohurive të të rinjve në Kosovë," theksoi Kreshnik Sinani, Menaxher i Shitjes i Coca-Cola Hellenic në Kosovë.

Nëntë studentë, nga universitete të ndryshme në Prishtinë, përfunduan me sukses Shkollën e Biznesit Coca-Cola Hellenic, ku gjenerata e parë përfshinë: Kaltrina Lokaj, Ajet Kameri, Anda Dika, Egzona Dika, Ilir Krasniqi, Flaka Krajkova, Arbër Çelaj, Genc Bektashi, dhe Yllka Jetullahu. Këta nëntë studentë u përzgjodhën nga mbi 80 aplikime nga studentët në të gjithë Kosovën.

“Në Shkollën e Biznesit Coca-Cola Hellenic ne u njoftuam me aftësitë më të rëndësishme të një punonjësi në kompani të mëdha ndërkombëtare, me shembuj të mirë praktikë, dhe ne kemi punuar në një projekt konkret biznesi.

Unë do të theksoja veçanërisht përvojën e madhe për të paraqitur projekte tek menaxhmenti dhe stafi i Kompanisë Coca-Cola Hellenic në Kosovë. Njohuria që kemi fituar është shumë e rëndësishme për përmirësimin tonë, veçanërisht për shkak se punonjësit e kompanisë ndanë eksperiencën e tyre të pasur me ne," ka thënë Ajet Kameri, një nga studentët e talentuar te këtij viti të Shkollës së Biznesit Coca-Cola Hellenic.

Gjatë periudhës tre javore, nxënësit kanë pasur shumë aktivitete intensive, trajnime praktike, trajnime të menaxhimit dhe punës ekipore në projekte, dhe kështu morën njohuritë për mjedisin e biznesit, njohuritë praktike rreth shitjes dhe menaxhimit, si dhe një mundësi për tu njohur me praktikat e biznesit të një prej kompanive më të suksesshme në Kosovë dhe në mbarë botën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)