18 Tetor 2018

Shënohet Dita e Çlirimit të Prishtinës

Prishtinë, 11 qershor - Sot, Kuvendi Komunal mbajti Seancë Solemne, për të shënuar kështu 19 vjetorin e çlirimit të Prishtinës. Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe drejtuesit e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, Veteranëve të Luftës, si dhe Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit, z. Agim Kuleta, Nënkryetari i Komunës, z. Selim Pacolli, si dhe Kryetari i OVL-së në Prishtinë, z. Fatmir Sopi, mbajtën fjalë rasti me ç’rast ritheksuan rëndësinë e luftës çlirimtare që ka ndodhur në Kosovë, luftë kjo që ishte kulmi i angazhimit politik të shumë gjeneratave për shumë dekada.

Pas Seancës Solemne, delegacioni i përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit, Kuvendit Komunal si dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit.

Datat si 11 Qershori, na bëjnë të reflektojmë në punën tonë të përditshme, ashtu që të mos e devijojmë rrugën të cilën e kanë trasuar dëshmorët, atë për liri e bashkim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00) 

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencën nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvnedosjes, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendt. (Film City në Prishtinë, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)