15 Prill 2021

Shënohet 20-vjetori i pavarësimit të shkollës shqipe në Kosovë

Prishtinë, 18 janar – Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2011-2012, ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka mbajtur takimin e radhës me drejtorët komunalë të Arsimit , me ç’rast u diskutua për përgatitjet e bëra, për Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar të Kosovës për sfidat dhe çështje tjera me interes.

Ministri i Arsimit, z.Ramë Buja, ka përgëzuar përgjegjësit komunalë të Arsimit për punën e tyre të përkushtuar, duke shtuar se ky vit është i veçantë edhe për faktin se shënohet 100 vjetori i ngritje së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

“Bashkëpunimi ynë reciprok funksional, në vijën vertikale të institucioneve dhe puna e juaj e angazhuar në mbarëvajtjen e proceseve arsimore gjithsesi do të sjellë rezultatet e duhura. Ne kemi shumë sfida para vetes por së bashku do t’ia dalim që të kemi një arsim gjithnjë e më cilësor në vendin tonë”, tha ministri Buja “. Duke uruar për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë, ministri Buja përkujtoi hartimin e dokumenteve strategjike e zhvillimore të arsimit dhe infrastrukturën ligjore, të cilat siç tha ministri, na ndihmojë të ecim në drejtimin e duhur.

Të pranishmit u njoftuan edhe për hartimin e Kornizës së Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar, e cila do të pilotohet në dy vitet e ardhshme për të parë se sa është efektiv dhe i zbatueshëm ky dokument i rëndësishëm i arsimit.

Ndërkaq, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, i njoftoi drejtorët komunalë të Arsimit për shënimin e 20 vjetorit të pavarësimit të shkollës shqipe në Kosovë , për çka do të mbahet një akademi solemne ditën e premte 20 janar 2012, e cila përkon me 20 vjetorin e fillimit të pavarësimit të shkollës shqipe nga Serbia , fillimin e mbajtjes së mësimit në shtëpi vullnetare.

Z Mustafa tha se MAShT do të ftojë një numër simbolik të kryefamiljarëve ( rreth 100), nga të gjitha komunat e Kosovës pasi që llogaritet se janë rreth 3000 sish të cilët edhe do të shpërblehen me mirënjohje. Zëvendësministri Mustafa po ashtu i porositi drejtorët komunalë të arsimit që një organizim i tillë të bëhet edhe në nivel komunash për të shprehur kështu solidaritetin dhe mirënjohjen e institucioneve të vendit për kontributin e çmuar të secilit kryefamiljar të “Shtëpive Shkolla” të dhënë në ato kohë të vështira.

Përgjegjësit komunalë të Arsimit biseduan edhe për çështje tjera praktike që e karakterizojnë procesin e arsimit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)