20 Prill 2024

Seminaret, mundësi e mirë për të përfituar njohuri

Prishtinë, 29 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja mori pjesë në seminarin shkencor  “Polymers in Concrete“, të organizuar  nga Fakulteti Teknik i Universitetit “Hasan Prishtina”,  në të cilin po marrin pjesë punonjës shkencor nga vendi dhe bota.

Qëllimi i këtij seminari është ngritja e nivelit shkencor në lëmin e ndërtimtarisë, prezantimi i hulumtimeve të reja shkencore lidhur me materialet dhe metoda të reja,  me qëllim të përmirësimit të vetive të materialeve ndërtimore në Kosovë.

Me rastin e hapjes së punimeve të këtij seminari , ministri i Arsimit, Ramë Buja, ndër të tjera tha se është mirë që është bërë një organizim i tillë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Prishtinë, pasi që në Kosovë po ndërtohet çdo ditë.

“Kosova po  ndërtohet çdo ditë e më shumë dhe kjo përvojë që mund të bartet dhe këmbehet, është diçka e mrekullueshme për vendin tonë”, tha ministri Buja.

Në vazhdim,  ministri ka përgëzuar  Fakultetin Teknik, përkatësisht degën e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës dhe tha se kjo gjë dëshmon mirëfilli që shkenca nuk njeh kufij.

“Ne nuk po bëjmë mjaftueshëm për shkencën, për arsye të mundësive dhe kapaciteteve tona që kemi, por po përpiqemi të mos ndalemi, të ecim me ritmin që ta zëmë pak a shumë kohën. Ky seminar është një rast i mirë të këmbeni përvoja dhe të përfitoni nga njohuritë e avancuara shkencore të botës, që hulumtimet tuaja të jenë të qëndrueshme shkencërisht, me qëllim që në të ardhmen të kemi ndërtesa sa më të  qëndrueshme në Kosovë“, tha në fund ministri Buja.

Të pranishmit i përshëndeti edhe rektori i Universitetit “ Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi dhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Naser Kabashi. Ndërsa, në cilësinë e udhëheqësit të seminarit, fjalë hapje mbajti edhe Van Germer  (Belgjikë).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)