10 Gusht 2020

Seminar mbarëkombëtarë për mësimin plotësues në diasporë

Prishtinë, 27 korrik - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe  Ministria e Arsmit e Shqipërisë  (MASH) në Korçë, do të organizojnë  Seminarin e tetë mbarëkombëtarë  me mësuesit/et  e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues SHSHMP në diasporë  – “ Korça 2012”.

Në këtë seminar  tashmë tradicional pritet të marrin pjesë rreth 130 mësuese e mësues shqiptarë që punojnë me nxënësit e shkollave shqipe në diasporë.  Seminari ka karakter profesional trajnues dhe zhvillohet në seanca plenare me ligjërues të autorizuar dhe në punëtori tematike. 

E  veçanta është  se kjo ngjarje  e rëndësishme arsimore , sivjet  përkon edhe  me 100 vjetorin e  shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkaq  sipas progarmit  në këtë  seminar do të  prezantohen punime e teza të ndryshme lidhur  me rrethanat politiko shoqërore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, mësimet historike nga kjo ngjarje , si dhe për Abetaren e përbashkët e cila  të aplikohet nga  fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë  dhe  Shqipëri!

 Ndryshe , sipas traditës  seminari përveç tjerash ka për qëllim edhe këmbimin e përvojave reciproke të mësuesve të angazhuar për mësimdhenie në gjuhën shqipe  në vende të ndryshme evropiane.

Seminarin e drejtojnë,  Rozalba Merdani - Shqipëri dhe  Nuhi Gashi- Kosovë  dhe  mbahet në ambiente të  “ Grand  Hotel Palace“ në Korçë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)