19 Mars 2024

SBASHK vazhdon grevën dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore

Prishtinë, 20 shkurt - Dita e sotme do të gjejë tërë arsimin e Kosovës në grevën dyorëshe e cila do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët e para të mësimit të pasdites në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10 deri në orën 12.

Duke e parë se  pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave  të të punësuarve në arsimin e Kosovës,  SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, ashtu si është vendosur në mbledhjen e jashtëzakonshme  të Këshillit Drejtues.

Këshillat greviste, që janë formuar me kohë, në shkolla e njësi akademike do të kujdesën për mirëvajtjen e grevës dyorëshe dhe do t’i  mbajnë të informuar këshillat greviste komunale, gjegjësisht këshillin grevist të Universiteteve, kurse këta Këshilla do të jenë në komunikim me Këshillin Qendror grevist që është në selinë e SBASHK-ut.

"Edhe për kundër vlerësimit të gabueshëm të apelit tonë drejtuar prindërve  nga ana e KMDLNJ-së dhe ca individëve,  edhe sot u drejtohemi prindërve e nxënësve me apel, jo për t’u bërë pjesë e grevës sonë, por për hir të sigurisë së nxënësve  të mos nisen për në shkolla  gjatë kohës sa zgjatë greva, por të jenë në institucionet  shkollore për të nisur mësimin në orën e tretë sipas orarit. JU kujtojmë se kur ka grevë nuk ka mësim", thekson SBASHK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)