28 Mars 2024

SBASHK u propozon institucioneve që të shtyhet viti shkollor për disa ditë

Prishtinë, 27 gusht - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) i ka propozuar institucioneve që të shtyhet viti shkollor për disa ditë.

"Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën e sinqertë  që viti i ri shkollor të nis së mbari dhe që institucionet arsimore të jenë plotësisht të përgatitura  në plotësimin e udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik në përpjekje për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor  SBASHK-u u drejtohet Qeverisë dhe MASH-it me zërin e punëtorëve arsimor që nisja e vitit të ri shkollor të shtyhet  për 10 ditë", thekson SBASHK.

Me qëllim të  analizës së përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor dhe masave që janë marrë nga institucionet për krijimin e sigurisë së mjaftueshme  të ruajtjes së shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor, SBASHK-u ka mbajtur takim nga larg me kryesinë, kryetarët e nivelit komunal dhe Universiteteve dhe me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë deklaruar vlerësimet lidhur me gjendjen momentale në institucionet arsimore nga këndvështrimi i udhëheqësve sindikal. 

Ata  kanë deklaruar se personeli arsimor dhe tekniko-ndihmës  shprehin vullnetin për të nisur mësimin në objektet shkollore duke përkrahur në këtë mënyrë masterplanin e MASH e të miratuar nga Qeveria, por numri  më i madh i pjesëmarrësve  kanë shprehur shqetësimin se  shkollat ende nuk janë përgatitur  për të nisur vitin e ri shkollor sipas kushteve të parapara për masat mbrojtëse dhe plani  i MASH-it.

Duke argumentuar ata kanë përmendur  se pjesa më e madhe e shkollave ende nuk është dezinfektuar, dhomat e mësimit nuk janë pajisur me dezinfektues për duar, nuk janë siguruar maskat mbrojtëse për personelin arsimor, nuk është përgatitur lista e mësimdhënësve  rezervë për të zëvendësuar mësimdhënësit e sëmurë e as nuk është shpallur ndonjë thirrje a konkurs për mësimdhënës vullnetar, nuk janë përgatitur dhomat e mësimit për të siguruar distancën e duhur sociale, por nuk janë bërë edhe përgatitje të tjera brenda ambienteve shkollore.

Nga ana tjetër SBASHK-ut kanë nisur t’i vijnë informacione se ka tendenca nga ndonjë DKA dhe ndonjë drejtor shkolle që mjetet higjienike  dhe dezinfektuesit t’i sigurojnë  përmes prindërve, qoftë duke mbledhur para nga prindërit, qoftë duke sjellë prindërit dezinfektues në shkollë. SBASHK-u ëhstë kundër iniciativave të tilla sepse në këtë situatë të rënduar sociale e ekonomike nuk është e drejtë të  ngarkohen  edhe më shumë apo të vihen një pjesë e tyre në pozitë të keqe para të tjerëve ngase nuk  kanë mundësi  të jenë pjesë e këtij aktiviteti, të  cilin SBASHK-u kërkon të ndalet  dhe kërkesat e  shkollave në rrethanat e reja të sigurohen nga buxheti shtesë prej 9.5 milionë, që  ka ndarë Qeveria e Kosovës.

SBASHK-u edhe në këtë takim ka përkrahur deklarimet e MASH-it dhe Qeverisë për sigurimin e një fondi  për pagesën   gjatë kohës së pandemisë për  mësuesit e sëmurë rëndë .

Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën e sinqertë  që viti i ri shkollor të nis së mbari dhe që institucionet arsimore të jenë plotësisht të përgatitura  në plotësimin e udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik në përpjekje për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor  SBASHK-u u drejtohet Qeverisë dhe MASH-it me zërin e punëtorëve arsimor që nisja e vitit të ri shkollor të shtyhet  për 10 ditë.

Kryesia, Këshilli Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal  sindikal dhe të Universiteteve  pas shumë diskutimeve  dhe bazuar edhe në komunikimin gjatë gjithë kohës me veprimtarët sindikal  nxjerr  konkluzionet  me të cilat publikisht njofton Qeverinë, MASH-in dhe gjithë opinionin:

Të pajisen shkollat me dezinfektues,

Të caktohen persona përgjegjës, po jo mësimdhënësit , për matjen e temperaturës së nxënësve,

Të ketë personel mjekësor kujdestar  së paku në shkollat që kanë më shumë se 500 nxënës,

Të sigurohen maska dhe mjete mbrojtëse për punëtorët arsimor,

Të ketë  lista të mësimdhënësve rezervë,

Të lëshohen vendime për lirimin e përkohshëm nga procesi mësimor të  punëtorëve arsimor të sëmurë  dhe ata të vazhdojnë të marrin paga gjatë gjithë kohës së pandemisë,

Të krijohen mundësi për kryerjen e testit për Covid të personelit arsimor,

E-shkollori dhe  nisma  për  ditarët digjital të implementohet pas pandemisë Covid-19.

Këto janë disa nga kërkesat e domosdoshme që duhen plotësuat  para fillimit  të vitit të ri shkollor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)