07 Tetor 2022

SBASHK-u njofton për fillimin e veprimeve sindikale

Prishtinë, 6 maj – Duke respektuar Ligjin për Grevat, SBASHK me kohë i ka dërguar shkresë zyrtare Ministres Arbërie Nagavci duke e njoftuar  për grevën paralajmëruese njëorëshe të 12 majit, por edhe për veprimet tjera shumë më radikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit nëse Qeveria vazhdon të hesht ndaj kërkesave legjitime të SBASHK-ut. 

SBASHK-u i ka kujtuar Ministres Nagavci se Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, si organi  më i lartë mes dy Kongreseve,  në mbledhjen e mbajtur më 28.04.2022 duke analizuar situatën  aktuale  e duke  vlerësuar se  Qeveria, edhe pas premtimeve se do të ketë dialog përmbajtjesor, nuk bëri as edhe një hap konkret, vendosi  të mbaj  Grevë Paralajmëruese  njëorëshe  me datën 12.05.2022 në të gjithë sektorin e arsimit, që nga çerdhet e deri edhe në Universitete,  duke  mos përjashtuar  edhe veprime  më radikale pas kësaj date nëse Qeveria  nuk i qaset drejt dialogut me SBASHK-un. Po në këtë shkresë,  SBASHK i ka ripërsëritur  kërkesat e anëtarësisë që Qeveria të vazhdojë me shtesën në pagë prej 100 euro për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet  e SBASHK, të fillojë zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, Plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, Ligji nr.04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nën paragrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e sigurisë pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999 dhe  formimi i komisionit, i  cili do të ulet ne tavolinën e negocimit me SBASHK-un që të gjej zgjidhje për kërkesat drejtuar Qeverisë së Kosovës.

SBASHK duke insistuar që çështjet të zgjidhen me dialog edhe në këtë informatë dërguar MASHTI-t  e fton Ministren Nagavci për angazhim dhe takime me  përfaqësuesit e SBASHK-ut   për të debatuar  shtruar për gjithë këto çështje, për ta informuar edhe për protestën e 20 majit  e për t’u angazhuar  bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për çështjet e ngritura. 

SBASHK apelon te të gjithë anëtarësia që të bëjnë përgatitjet e duhura për pjesëmarrje masive në protestën e 20 majit bashkë me sindikalistët nga sindikatat tjera anëtare të BSPK-së duke uruar  që Qeveria të ofroj zgjidhje të pranueshme për kërkesat tona legjitime e për të mos pasur nevojë që të fillohet me grevën e përgjithshme në tërë sektorin arsimor. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)