28 Mars 2024

SBASHK-u mbanë takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal e të Universiteteve

Prishtinë, 26 gusht - Pjesëmarrësit në këtë takim janë shprehur se apeli i SBASHK-ut ka gjetur mbështetje te punëtorët e arsimit dhe se është shtuar vazhdimisht numri i të vaksinuarve për ta kaluar   shifrën prej më shumë se 80% dhe se ky proces është duke vazhduar për t’u përmbyllur në ditët në vijim.

Për të vlerësuar nga afër përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, për të parë rrjedhën e vaksinimit të punëtorëve arsimor dhe për të caktuar detyrat konkrete, SBASHK ka mbajtur takim me kryetarët e sindikatës nga komunat e Kosovës dhe të Universiteteve.

Kryetarët kanë raportuar lidhur me përgatitjet e bëra në shkollat e komunave të tyre dhe lidhur me procesin e vaksinimit  të punëtorëve arsimor. 

Pjesëmarrësit në këtë takim janë shprehur se apeli i SBASHK-ut ka gjetur mbështetje te punëtorët e arsimit dhe se është shtuar vazhdimisht numri i të vaksinuarve për ta kaluar   shifrën prej më shumë se  80% dhe se ky proces është duke vazhduar për t’u përmbyllur në  ditët në vijim. Kishte vërejtje se në disa komuna ka pasur mungesë të terminëve të lira për vaksinim dhe është apel i SBASHK-ut që Ministria e Shëndetësisë të krijojë mundësi shtesë për vaksinim në mënyrë që procesi i vaksinimit të kryhet me kohë.  Lidhur me përgatitjet e institucioneve arsimore për fillimin e vit të ri shkollor është theksuar se pjesa më e madhe e shkollave kanë bërë përgatitje brenda mundësive, por ata janë shprehur se varianti Delta, që po prek edhe moshat e reja krijon rrethana të reja dhe se ky vit shkollor do të jetë me plot sfida e vështirësi, por punëtorët arsimor do të japin gjithë kontributin për rrjedhë të mbarë të procesit mësimor, por ata janë shprehur se fjalën e fundit e meritore duhet ta japin institucionet shëndetësore dhe se SBASHK do të përkrah vendimet e këtyre institucioneve lidhur me vitin e ri shkollor. Janë përcjell në këtë takim edhe vërejtjet e mësimdhënësve lidhur me tekstet shkollore. Ata mendojnë se janë ekspertët e fushave që është dashur të bëjnë përzgjedhjen e teksteve  shkollore që do të përdorën bazuar në kërkesat e kurikulit e të mos lënë dilema kur në të njëjtën shkollë e në të njëjtën lëndë  njëri do të punojë me një tekst e mësimdhënësi tjetër me një tekst tjetër shkollor e që do  të krijonte huti edhe te nxënësit dhe prindërit. 

Pas kësaj pjesëmarrësit kanë bërë vlerësimin e rrjedhës së zgjedhjeve të brendshme në SBASHK dhe është thënë se nëpër shkolla e institucione tjera arsimore janë në përfundim zgjedhjet dhe ato kanë pasur rrjedhë  të mbarë dhe tani do të vazhdohet me zgjedhjet në nivel komunat për të vazhduar pastaj me Universitetet dhe me Kuvendet e tri niveleve arsimore duke krijuar kështu kushtet staturare për mbajtjen e Kongresit të SBASHK-ut, që do të mbahet në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)