28 Mars 2024

SBASHK-u kërkon që punëtorët e arsimit të jenë prioritet për vaksinonim

Prishtinë, 6 prill - Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, janë pritur sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë nga Ministri Arben Vitia.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar Ministrin Vitia për detyrën ne emër të të gjithë të punësuarve në arsim dhe janë shprehur se do të respektojnë vendimet e institucioneve të shëndetësisë sepse primare për të gjithë është shëndeti i nxënësve dhe punëtorëve të arsimit.

Ata kanë treguar se do të bëjnë gjithë angazhimet që java e mësimit online të jetë sa më e suksesshme duke uruar që situata të krijohet për tu kthyer ne institucionet arsimore.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut  e kanë ngritur edhe çështjen që punëtorët e arsimit të jenë prioritet për vaksinonim duke thënë se këtë nuk po e bëjnë për të qenë të privilegjuar por që të jenë të mbrojtur dhe që kështu të krijohen kushte që mësimi të zhvillohet nëpër shkolla.

Ministri Vitia ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe është shprehur se vendimi për shkollat ishte i vështirë porse është bërë me qëllim që të kemi zbritje të numrit të të prekurve dhe se versioni britanik i Covid-19 po prek më shumë të rinjtë dhe ka shpërndarje më të shpejt.

Nëse masat i respektojmë të gjithë kemi shpresa se pas 18 prillit do të kemi kthim në shkolla por e tëra varet nga situata në të cilën do ndodhemi.

Ai është deklaruar se pritet të arrijnë kontingjente të reja të vaksinës dhe që punëtorët arsimor do të jenë të përfshirë në vaksinonim në etapën e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)