29 Mars 2024

SBASHK: Të pensionohen mësimdhënësit derisa vazhdon mësimi online

Prishtinë, 28 prill - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se është duke vazhduar të mbaj takime nga larg me punëtorët arsimor që nga  çerdhet e deri edhe të Universitetet e Kosovës me qëllimin e vetëm që të inkurajojë e përkrah ata në angazhimet maksimale që po bëjnë në realizimin sa më të mirë të procesit mësimor në distancë. Duke analizuar bashkë me ta rrjedhën e mësimit nga larg,

 SBASHK-u ka marrë obligim nga anëtarësia, që edhe një herë, t’i drejtohet Kryeministrit, z. Albin Kurti me kërkesën konkrete që Qeveria të marr një vendim për t’u lejuar punëtorëve të arsimit që kanë arritur moshën e pensionimit të vazhdojnë angazhimin deri në përfundim të procesit mësimor nga larg.

Duke e argumentuar këtë kërkesë, SBASHK-u cek se procesi mësimor nga larg është duke u zhvilluar dhe se punëtorët e arsimit kanë krijuar një përvojë të mirë të realizimit të procesit mësimor me platformat gjegjëse dhe po mbajnë edhe komunikim të vazhdueshëm me nxënës e prindër duke u angazhuar bashkërisht për rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë.

Nëse pensionohen kuadrot arsimore që kanë plotësuar moshën do të vështirësohej rrjedha e mësimit nga larg ngase në këto rrethana  procesi i  rekrutimit të kuadrove të reja është tepër i vështirë  dhe do të humbeshin ditë të tëra në pritje të afateve të konkursit dhe po ashtu do të kishte probleme në organizimin e punës së paneleve të intervistimit me shkrim e me gojë për kandidatët që konkurrojnë.

Po ashtu do kujtuar faktin se kuadrot e reja do ta kishin tepër të vështirë të angazhoheshin suksesshëm në procesin mësimor nga larg ngase do të ishin të panjohur për kolegët në atë shkollë e aq më shumë për nxënësit  me të cilët do  të duhej ta zhvillonin procesin mësimor. Po ashtu ata do ta kishin tepër të vështirë të krijojnë mundësi për komunikim me prindërit.

SBASHK-u në kërkesën drejtuar Kryeministrit Kurti  ka kujtuar Qeverinë se  të gjithë ata që janë pensionuar nga 1 prilli 2020 deri mw sot janë duke mbajtur procesin mësimor me nxënësit e tyre dhe këta mësimdhënës kanë kontribuar mbi 40 vite në sistemin arsimor  të Kosovës dhe këtë muaj rrezikojnë të mbesin  edhe pa paga edhe pa pensione për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, pasi që në këto rrethana as nuk kanë marrë vendime të pensionit e as nuk kanë aplikuar për pensione, por janë duke vazhduar punën e mësimdhënësit nga largësia si të gjithë mësimdhënësit tjerë.

SBASHK-u beson se Kryeministri Kurti  dhe Qeveria do të marrin një vendim të tillë, i cili kontribuon që të largohen shqetësimet e kolegëve tanë që kanë arritur moshën e pensionimit  dhe kështu do të vazhdohej me rrjedhën e mbarë të  mësimit nga larg me kuadrot arsimore që edhe e kanë nisur këtë formë të procesit arsimor .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)