18 Nëntor 2019

SBASHK pjesë e demonstratës së mësimdhënësve të Evropës në Bruksel

Prishtinë, 24 prill - Konfederata e Sindikatave Evropiane dhe Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) organizojnë një demonstratë të madhe më 26 prill në Bruksel në mbrojtje të profesionit dhe të figurës së mësuesit.

Në këtë demonstratë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të SBASHK-ut të cilët do t’i bashkohen zërit të kolegëve të tyre nga e tërë Evropa për autonomi shumë më të madhe profesionale, mbështetje dhe rritje të investimeve në arsim, kushte shumë më të mira pune , për dialog të mirëfilltë social, përfshirje të sindikatave në vendimmarrje, për mbrojtje të profesionit dhe figurës së mësuesit dhe për çështje të tjera nga aktualiteti në arsim.

Kjo demonstratë do të jetë nisje e aktiviteteve që do të zhvillohen pastaj nga sindikatat anëtare në shtetet e tyre për të sensibilizuar opinionin e për të ndikuar te qeveritë dhe institucionet tjera krijimin e kushteve për edukimin sa më cilësor për të gjithë, për rritjen e buxhetit për arsim dhe për forcimin e dialogut social .

Një aktivitet i vazhdueshëm në të gjitha shtetet e Evropës do të jetë insistimi që sindikatat të jenë kudo merren vendime për arsimin  e jo t’u serohen vendime  e të kërkohet implementimi i tyre pa vullnetin e punëtorëve të arsimit.

Përfaqësuesit e sindikatave pjesëmarrëse në demonstratën e 26 prillit do të jenë të enjten në Bruksel për të zhvilluar takime bilaterale dhe për të marrë informacione të plota dhe këshilla në mënyrë që ky veprim sindikal të jetë i organizuar në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të arrijë efektet e dëshiruara.

Sindikatat pjesëmarrëse në këtë demonstratë do të kërkojnë një Evropë më të mirë për punëtorët. Do të kërkojnë që për formësimin e të ardhmes së Evropës figurë kyçe të jetë mësuesi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)