26 Tetor 2020

SBASHK përkrah riaktualizimin e çështjes së arsimit në Kamenicë

Prishtinë, 24 shtator - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) e ka përgëzuar Kryeministrin Hoti  për angazhimin konkret lidhur me arsimin në Kamenicë, por bazuar në atë që është botuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë lidhur me takimin e tij me kryetarin Kastrati nuk mund të mos hapen disa çështje nga SBASHK.

SBASHK e konsideron pozitive riaktualizimin e çështjes se gjendjes së arsimit në Kamenicë.

Në vitin 2019 ishte  SBASHK-u që alarmojë për situatën e  krijuar atje dhe apeloi te deputetët dhe institucionet që të shkojnë në Kamenicë dhe ta thonë prerazi qëndrimin e tyre.

Kjo sipas SBASHK nuk ndodhi sepse ish ministri Bytyqi kishte punë të tjera, ndërsa  disa OJQ  kritikonin  SBASHK-un pse po merr kompetencat e të tjerëve.

Duke u gjendur në këtë situatë  SBASHK-u arriti marrëveshje të shkruar me kryetarin Kastrati, Marrëveshje kjo që mbron punëtorët e arsimit që të mos hidhen në rrugë pas dekadave të punës në arsim.

"Tani  arsimi në Kamenicë u kthye në temë dite pas bojkotimit të mësimit nga nxënës dhe prindër të disa lokaliteteve dhe më në fund problemi u debatua edhe në parlament dhe  me të u mor edhe Kryeministri  Hoti."

"Për hir të korrektësisë dhe pa i bërë lajka, do theksuar se po të ishte në vitin 2019 Ministër Likaj në MASH kjo çështje atëherë do të debatohej dhe do të kishte angazhime për zgjidhje të drejtë dhe nuk do ta kishim  situatën e tanishme e nuk do t’i  mbetej kjo punë e ndjeshme drejtorit të atëhershëm të Departamentit për Arsimin Parauniversitar Alush Istogu, i cili dorën në zemër u mundua mjaft, por kompetencat për këtë çështje i kishte të kufizuara", thekson SBASHK.

SBASHK e përgëzon Kryeministrin Hoti  për angazhimin konkret lidhur me arsimin në Kamenicë, por bazuar në atë që është botuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë lidhur me takimin e tij me kryetarin Kastrati nuk mund të mos hapen disa çështje nga SBASHK.

“Fillimisht, kryeministri Hoti e ka përgëzuar kryetarin Kastrati për nisëm e ndërmarrë, me qëllim të reformimit dhe avancimit të arsimit në këtë komunë, duke theksuar se vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar”, thuhet në lajmin e botuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Për shumë njerëz dhe veçmas për nxënësit dhe prindërit që po kundërshtojnë këtë reformë dhe mbylljen e shkollave të tyre kjo nisma e Kastratit nuk është parë si  e mbarë e as e qëlluar dhe ndërlidhja e përgëzimit për të nga Kryeministri  dhe theksimi i tij se “vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar” mund të lexohet gabimisht nga kryetarët tjerë të komunave se Kosovën do ta bëjmë Kamenicë dhe pastaj ky bojkotimi  i mësimit do të bartej në tërë vendin tonë.

SBASHK që moti e publikisht ka kërkuar që të krijohet një strategji  për arsimin e Kosovës dhe këtë dokument jetik do të duhej ta punonin Akademia e  Shkencave, njerëz eminent të arsimit nga të gjitha subjektet politike dhe përfaqësues të SBASHK-ut.

Kjo Strategji nuk do ta kishte bazë mbylljen e shkollave, po do ta kthente arsimin në prioritet  dhe do ta lironte nga ngulfatja që po i bën politika.

Kjo Strategji do t’i obligonte institucionet që  të financojnë në arsim dhe shkollat tona nuk do ta kishin më mjet kryesor të punës shkumësin dhe shpuzën.  

Kjo Strategji duhet të jep përgjigje të saktë çka me nxënësit, çka me mësimdhënësit? Kjo Strategji do ia kthente autonominë shkollës dhe lirinë akademike punëtorëve të arsimit. Kjo Strategji do të rregullonte mirë e drejtë të gjitha çështjet  dhe do të ishin  obligative  për zbatim pavarësisht se cila parti fiton në zgjedhjet lokale a qendrore.

Një strategji që nuk ofron zgjidhje afatgjate për këto dhe shumë çështje tjera do të ishte e pjesshme dhe në vend që ta ndihmojë e avancojë arsimin, do ta pengonte atë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2020  - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Zëvendës Drejtorin Menaxhues në AKM, Ahmet Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, organizon ceremonin e lëshimit te vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës në të cilën do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu. (Qendra për Pajisje me Dokumente në  Komunën e Pejës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve të ekipesë vullnetare në Qendrën Karantinë në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, kati I-rë, salla nr.2, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton nesër Komunën e Gjilanit. (Teatri i Gjilanit, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- nëtarin e Bordit të AKM-së, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve Vlora Hasimja, Mjeke nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Lume Sopjani, Infermiere, QKMF. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:30)