20 Prill 2024

SBASHK mes mijëra protestuesve në Bruksel

Prishtinë, 27 prill - Mijëra punëtorë të arsimit si dhe të sektorëve tjera nga shtetet e ndryshme të Evropës janë bashkuar sot në qendrën e Brukselit, për të marshuar nëpër rrugët kryesore të këtij qyteti drejt ndërtesës së komisionet të Evropës, në këtë demonstratë masive kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut të cilët kanë gëzuar respekt të veçantë nga organizatorët e këtij aktiviteti sindikal.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut fillimisht kanë vizituar selinë e Unionit të sindikatave të Evropës dhe atyre ju ka dëshiruar mirëseardhje drejtoresha e përgjithëshme znj.Susan Flocken, do theksuar se në shenjë respekti për arritjet sindikale dhe për ardhjen për të marrë pjesë në këtë demostratë të madhe, përfaqsuesit e SBASHK-ut janë nderuar duke i vënë në rreshtin e parë të protestës.

Ata pjesëmarrjen në këtë protest e kanë dëshmuar edhe me flamurin e SBASHK-ut i cili ka valuar në Bruksel në mes dhjetra flamujsh të sindikatave tjera, pasi kanë marshuar nëpër sheshet kryesore të Brukselit e duke brohuritur zëshëm në mbrojtëje të profesionit dhe figurës së mësuesit ata janë ndaluar para ndertesës së komisionit Evropian dhe përfaqsuesit nga sindikatat organizatore të protestës i kanë drejtuar kritikat  dhe kërkesat e tyre ndaj parlamentit të Evropës dhe Qeverive të shteteve nga kan ardhur këto sindikata.

Në emër të mësimdhënësve të Evropës para mijëra demostruesve foli drejtoresha e përgjithshme znj, Susan Flocken.

Ajo ka përmendur katër kërkesat kyqe drejtuar parlamentit dhe institucioneve të shteteve të Evropës duke kërkuar që të shtohet buxheti për arësimin , të forcohet dialogu social dhe që sindikatat e arsimit të jenë gjithëmonë të pranishme në vendimarrje, protesta është përcjellë me brohoritje të vazhdueshme dhe ka përfunduar në mënyrë të qetë.

Pas protestës, drejtoresha e përgjithshme znj Flocken ka takuar delegacionin e SBASHK-ut duke shprehur respektin e saj të lartë për punën që po bënë kjo sindikatë e për ta përseritur edhe njëherë se SBASHK-u gjithëmonë do ta ketë mbështetjen e 11 milion  mësimdhënësve të Evropës që janë në komitet të sindikatave të arësimit të Evropës (ETUCE).

Znj. Flocken është shprehur se do ta vizitojë së shpejti Kosovën bashkë me kryetaren e ETUCS znj.Christine Blower , për të shprehur kështu mbështetjen dhe përkrahjen për SBASHK-un.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)