25 Prill 2024

SBASHK i bën thirrje MASHT të mos provojë të bëjë presione kundër grevës

Prizren, 17 janar - Sot në ditën e katërt e grevës së përgjithshme Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ju ben thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive të Arsimore Komunale që të angazhohen në një front të përbashkët për realizimin  e kërkesës së SBASHK-ut dhe të mos provojnë të bëjnë presione kundër grevës, sepse kjo është e ndaluar me ligjin e grevës dhe  se po ndodhi cila do formë e presionit SBASHK do të ngre ndaj cilit do qoftë  padi në gjykatat gjegjëse.

Edhe në ditën e katërt bazuar në raportet nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe Universitetet,  të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme. Kryetari i SBASHK-ut  z.Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët  sot ka  vizituar komunën e Malishevës dhe atë të Prizrenit.

Në Malishevë delegacioni i SBASHK-ut i shoqëruar nga kryetar i sindikatës komunale të arsimit fillor dhe arsimit të mësim  për këtë komunë, z.Elez Krasniqi  kanë vizituar grevistët në Çerdhe, Qendrën e Kompetencave, Gjimnazin “ Hamdi Berisha”dhe në shkollën fillore e të mesme të ulët”Ganimete Terbeshi” . Grevistët në të gjitha këto institucione  janë shprehur se do të  vazhdojnë me  grevën  e përgjithshme deri  atëherë kur institucionet të realizojnë kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK-ut për përmirësimin  e koeficienteve  se paku për 30 %. Kryetari i SBASHK-ut  z.Rrahman  Jasharaj bashkë me  menaxherin për financa e administratë, z.Ymer Ymeri   kanë bashkëbiseduar me grevistët  duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të tyre.

Delegacioni i SBASHK-ut  pas kësaj është gjendur edhe në Prizren i shoqëruar nga z. Reshit Kushaj kryetar i sindikatës komunale të arsimit fillor dhe arsimit të mësim të kësaj komune, të cilët   janë  takuar me grevistët në Shkollën “Abdyl Frashëri” për të bashkëbiseduar me ta. Edhe këtu grevistët  janë shprehur se vazhdojnë me  grevën  e përgjithshme deri më  atëherë kur institucionet realizojnë kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK-ut për përmirësimin  e koeficienteve  së paku për 30 %.

    Duke pasur informacione se Ministri  Bytyqi ka mbajtur  një takim me drejtorët e Drejtorive Arsimore  pa praninë e  SBASHK-ut për të debatuar për grevën, SBASHK-u reagon  duke theksuar se edhe Ministri edhe DKA-të  duhet të angazhohen  bashkërisht  për realizimin e kërkesave të SBASHK, sepse këtë obligim e kanë nga vetë fakti se ata janë punëdhënës dhe se duhet të ndjehen keq pse i tërë sistemi arsimor është radhitur tepër ulët në projektligjin për pagat.

SBASHK kujton Ministrin dhe Drejtoritë Arsimore  Komunale që të angazhohen  në një front të përbashkët për realizimin  kërkesës së SBASHK-ut dhe të mos provojnë të bëjnë presione kundër grevës,  sepse kjo është e ndaluar me ligjin e grevës dhe  se po ndodhi cila do formë e presionit SBASHK do të ngre ndaj cilit do qoftë  padi në gjykatat gjegjëse.

SBASHK-u po ashtu  kritikon veprimin e Komisionit Parlamentar  për Administratë, që është duke punuar  pa praninë  e medieve dhe  sindikatave, që do të ishin në cilësinë e vëzhguesit. Në këtë situatë tepër  të ndjeshme puna  e këtij Komisioni  jashtë opinionit  shton tensionet dhe ngrit shumë pikëpyetje  e dyshime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)