19 Prill 2024

Rrjeti i Gruas në BSPK alarmon për përdorimin e drogës në shkolla

Prishtinë, 2 prill - Rrjeti i Gruas së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka alarmuar për gjendjen e rëndë të përdorimit të drogës nga rinia jonë shkollore dhe studentore.

Ky përdorim i drogës në rritje sipas tyre e dëmton rënd shëndetin e rinisë sonë.

Katër ditë më parë një i ri 26 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij nga përdorimi i mbi dozës së drogës.

\"Ne gratë, nënat dhe motrat jemi thellë të brengosura për këtë gjendje alarmante të përdorimit të drogës nga rinia jonë. Kërkojmë dhe apelojmë nga Presidentja, nga Kryeministri, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë që në mënyrë urgjente të reagojnë ndaj kësaj të keqeje që do ta dëmtoj një pjesë të rinisë sonë\", thuhet në reagimin e rrjeti i Gruas së BSPK-së . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)